Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa i ka thënë kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt që të mos flasë më për liberalizim të vizave, se nuk i takon.
Kusari-Lila në DPD sonte tha se shpreson që të mos i shohë më këta njerëz në zyre, të cilët flasin për këtë çështje.
’’Haradinajt i ka dalë prej dorës. Përmbylle me pak më dinjitet se sa kur ke qeverisë. Ndalu, mos vazhdo tash. Shkurti 2020 shpresoj që mos me i gjet këta njerëz që flasin për këtë punë më. Lene me qata, por le të mbajnë njerëzit në mend me qato që ke qejf me i përmend, me dy tri sende’’, tha ajo.
Kujtojmë që Haradinaj na vazhdimësi kishte thënë se vizat do i kemi në fund të këtij viti. Kurse tash thotë se vizat bëhen në shkurt 2020./periskopi/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...