Google ADS

Zbulohen çiftet e gjysmëfinaleve te Carabao Cup

23:16 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Sot (e mërkure), Leicester mposhti Everton në penallti, City fitoi ndaj Oxford derisa United eliminoi Colchster, ndërsa dje Aston Villa mposhti Liverpoolin në kuadër të çerekfinaleve.

Pas ndeshjeve të sotme (e mërkure) është hedhur shorti për gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United do zhvillojë ndeshjen kundër Manchester City dhe Leicester City do ndeshet me Aston Villan.

Ndeshjet e para do zhvillohen me 6 janar ndërsa ndeshjet e kthimit me 27 janar./arbresh.info.

Të ngjashme