Leicester City ka mposhtur Everton në penallti pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2 -2, në kuadër të çerekfinalës për Carabao Cup.
James Maddison zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të ndërsa pas tre minutave Evans dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë vendasit arritën të barazojnë shifrat. Golin e parë e shënoi Davies në minutën e 70-të derisa Baines në minutën e (90+1) shënoi golin e dytë.
Mirëpo, fati ishte në anën e mysafirëve, pasi fituan në penallti me rezultat 2 – 3.
Ndërsa United ka mposhtur Colchester me rezultat 3 -0.
“Djajtë e Kuq” shënuan tri gola brenda 10 minutave. Rashford kaloi në epërsi vendasit në minutën e 51-të pas pesë minutave Jackson shënoi autogol ndërsa Martial shënoi golin e fitores në minutën e 61-të.
Edhe Manchester City arriti të kualifikohet në gjysmëfinale pasi mposhti Oxford United me rezultat 1 -3.
Cancelo i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 22-të ndërsa Taylor barazoi rezultatin në minutën e 46-të. Sterling shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 50-të ndërsa anglezi golin e dytë personal dhe të tretin për kampionin e Anglisë e shënoi në minutën e 70-të.
Kujtojmë që dje Aston Villa është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup pasi mposhti Liverpool me rezultat 5 – 0./arbresh.info.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja