I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ka thënë se zgjatja e bisedimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është e panevojshme.
Çejku: Për mua kjo zgjatje e bisedimeve është e panevojshme. Ne e dimë që kishte një diskutim paraprak mes LDK dhe VV për një koalicion, pra palët kishin një tendencë përafrimi, megjithatë fushata elektorale u bë e tillë që VV dhe LDK nuk shkëmbyen akuza. Koalicioni i tyre ishte një koalicion ëprballë PDK dhe qeverisë në detyrë. Nga momenti kur mbaruan zgjedhjet, u duk se kush janë fituesit, dhe pritja e rezultatit përfundimtar, ishte një mekanizëm për të relaksuar bisedimet, por kjo nuk i pengonte palët për tu ulur dhe biseduar dhe për të marrë përgjegjësitë.
Mungesa e përcaktimit të disa kritereve të koalicionit është e pajustifikueshme, pasi kosova që në gusht është pa qeveri, dhe siaps ritmeve deri në janar nuk do të ketë qeveri. Kemi precedent të mëparshëm ku një koalicion VLAN në 2014 e zgjatën 6 muaj këtë idenë e bisedimeve dhe në fund Isa Mustafa bëri një kapërcim dhe bëri koalicion me PDK. Tani, jemi këtu që pritshmëritë e qytetarëve është që këto dy parti duhet të formojnë koalicionin sa më shpejtë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...