Google ADS

Mos shpenzoni në detergjente, pastroni tualetin në këtë mënyrë

21:33 | 18 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Egziston një mënyrë shumë e lehtë për të mbajtur tualetin e pastër dhe të freskët.

Nëse deri me tani keni provuar që ta pastroni me detergjente që mbajnë kimikate dhe shkaktojnë efekte anësore, është shumë e dobishme që të filloni dhe ta pastroni me metodën e mëposhtme, transmeton portal arbresh.info

Kjo nuk është e mirë vetëm për pastrimin e tualetit, por edhe për mirëqenien e familjes suaj.

Përbërësit që do t’ju duhen:

60 ml. lëng limoni

160 gr sode buke

Uthull

1 peroksid hidrogjeni

15-20 pika vaj aromatik

Filloni duke e përzier sodën e bukës me lëng limoni me një enë të vogël. Në një tas të veçantë përzieni uthullën dhe peroksidin e hidrogjenit dhe shtoni këtë përzierje në sode buke dhe përzierjen e limonit, nga një pikë. Pasi të keni mbaruar, shtoni vajin aromatic sipas dëshirës tuaj për t’i dhënë aromë.

Me një lugë bëni disa topa të vegjël nga kjo përzierje dhe lëreni të thahen. Procesi i tharjes zgjat deri ne 4 orë, prandaj është mirë që ky proces të bëhet natën. Sapo të thahen plotësisht, ruajini në kavanoz qelqi të mbyllur pranë tualetit tuaj.

Këta topa më pas mund t’i përdorni 2 ose 3 herë në javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme