Prokuroria speciale shkon në histori.
Propozim ligji i ri për Prokurorinë Publike të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, informon “Alsat” përcakton që kompetencat e PSP-së ti marrë përsipër prokuroria e Villma Ruskovskës.
Zgjidhja ligjore përmban 113 nene. Dispozitat përfundimtare të Ligjit në nenin 108, thonë se të gjitha rastet e hapura në PSP-pë do të vazhdojnë të përfaqësohen nga ish-prokurorët specialë, që janë kthyer në prokurorinë e rregullt. Në nenin 109, ligjvënësi parashikon brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të zgjerohet ekipi i Ruskovskës me prokurorë të rinj.
“Brenda 15 ditëve nga miratimi i vendimit nga paragrafi (1) i këtij neni, Këshilli i Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të nxjerr një shpallje për zgjedhjen e prokurorëve publik në Prokurorinë Themelore Publike për Procedimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, thuhet në propozim Ligjin për Prokurorinë Publike, neni 109, paragrafi 2.
Neni 110 përcakton më tej se të gjitha dëshmitë dhe bisedat e përgjuara, që nuk janë përdorur në sallën e gjyqit do të mbahen nga Prokuroria Publike. Në paragrafin 2 të të njëjtit nen thuhet :
“Materialet nga paragrafi (1) i këtij neni pas skadimit të tre vjetëve nga përfundimi i plotfuqishëm të procedurave do të shkatërrohen në përputhje me dispozitat për shkatërrimin e materialeve të masave speciale hetimore, në përputhje me ligjin. Procesverbalet për shkatërrimin dorëzohen në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në propozim Ligj për Prokurorinë Publike, neni 110, paragrafi 2.
Sipas propozim ligjit, Prokuroria Publike do të marrë minimum 0.4% nga buxheti. Në nenin 101, paragrafi 2 thuhet se shumën e fondeve të kërkuara, për prokurorinë e përgatit prokurori i shtetit, dhe se nga prokurori i shtetit, para do të kërkojë Prokuroria për krim e organizuar dhe korrupsionin. Pagat në Prokurorinë e Ruskovskës do të jenë 5 përqind më të ulëta se ato në prokurorinë republikane të Ljubomir Jovevskit. Neni 103 i Ligjit parashikon që prokurorët do të kenë të drejtën e një shtese për konfidencialitet dhe rrezik të lartë. Pos prokurorëve, të drejtën për shtesa do ta kenë edhe hetuesit në prokurori. Ligji për prokurori publike këtë vit ka pësuar shumë modifikime dhe versione. Ky është i fundit për të cilin qeveria dhe opozita pritet të arrijnë një kompromis. Miratimin e ligjit e kërkon edhe Bashkimi Evropian./Alsat
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç