Policia e Kosovës në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndërmarr disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.
Marr parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovicës Jugu, sot është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.
Personat e dyshuar janë:
• S.D; (1982) mashkull, shtetas i Serbisë dhe
• S.S; (1967) mashkull serb/Kosovar
Ndërsa, si prova materiale janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.
Me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...