Aktorja e njohur, Mira Minga Jupi, ka ndërruar jetë.
Mira prej 19-vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara, aty edhe ku humbi jetën.
Ndërkohë lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe mikesha e saj, Shegushe Bebeti, përmes një postimi prekës në “Facebook”. Ajo tregon gjithashtu e aktores nuk do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe.
“Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, shkruan mikesha e saj.
Aktorja është e njohur për rolin e Kutes në filmin “Përrallë nga e kaluara” ku me mjeshtëri realizoi figurën e fshatares, ngatërrestare e thashethemexhie.
Mira Minga ose Kotja siç e njohim të gjithë do t’u mungojë familjarëve, kolegëve, miqve, artit, por batutat e saj nuk do të harrohen kurrë./Gazeta Shqip
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare