Kuvendi këtë pasdite miratoi ligjin mbi taksën e automjeteve motorike që parashikon ndryshim në sistemin e taksave për automjetet.
Përveç komponentës së vlerës së taksimit të automjeteve motorike, taksa do të llogaritet në bazë të përbërësit mjedisor që do të rezultojë nga sasia e dioksidit të karbonit mesatar-emetimet e CO2 të shprehura në gram për kilometër.
Sipas Qeverisë, kjo do të kontribuojë në përdorimin e automjeteve me motor të ulët CO2, stimulimin e importit të automjeteve të reja dhe miqësore me mjedisin, të cilat do të zvogëlojnë më tej ndotjen e ajrit dhe do të krijojnë mjedis më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët në vend. Në të njëjtën kohë do të kontribuojë në rinovimin e parkut të vozitjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që dispozitat e Ligjit të taksave për automjetet të kenë implikime fiskale pozitive në buxhetin e RMV-së, duke pasur parasysh se objekti i taksimit nuk ka të bëjë vetëm për veturat e pasagjerëve, por përfshirja do të zgjerohet edhe për automjetet motorike.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës