Google ADS

Egjipti u përpoq të mbulojë vrasjen e studentit, thotë Italia

18:00 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Prokurorët italianë kanë akuzuar zyrtarët egjiptianë se me qëllim bënë përpjekje të çorientojnë hetimet lidhur me vdekjen e studentit Giulio Regeni.

Regeni, një student post-diplomik në Universitetin e Kembrixhit, ishte duke bërë kërkime për doktoratën e tij në Kajro kur u zhduk në janarin e vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Trupi i tij u gjet nëntë ditë më vonë.

Prokurorët thanë që pretendimet e Egjiptit për vdekjen e Regeni ishin ose kundërshtuar nga një ekzaminim pas vdekjes në Itali, ose ishin hedhur poshtë.

Prokurori Sergio Colaiocco po i drejtohej seancës së parë të një komisioni parlamentar të ngritur për të parë nëse Regeni ishte në qendër të shqyrtimit nga forcat e sigurisë në Egjipt para vdekjes së tij.

Tema që studenti 28-vjeçar italian po shikonte – sindikatat e pavarura – është politikisht e diskutueshme brenda Egjiptit.

Studenti i doktoratës italiane u zhduk në një udhëtim kërkimor në 25 Janar 2016 – përvjetorin e pestë të fillimit të kryengritjes kundër ish Presidentit Hosni Mubarak, kur pati një prani të rëndë policie në Kajro.

Trupi i Regeni u zbulua përfundimisht në një hendek pranë një rruge në 3 shkurt.

Nëna e tij i tha parlamentit italian vitin e kaluar se trupi i djalit të saj ishte kaq i shpërfytyruar, ajo ishte në gjendje ta identifikonte vetëm duke përdorur majën e hundës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme