Nuk do të ketë më qese plastike (najloni) në Maqedoninë e Veriut.
Këtë paralajmërim e bëri sot ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini. Pra nga 1 janari i vitit 2021 nuk do të përdoren më qeset e najlonit dhe se ato totalisht hiqen nga përdorimi.
Kjo bëhet në përputhje me Ligjin për Menaxhim me paketimin dhe mbetjet e paketimeve. Me heqjen e qeseve të najlonit do të lejohet përdorimi i vetëm qeseve biodegraduese që do të shiten për 10 denarë.
“Tani për tani të gjitha kompanitë këtë nismë e pranuan me pozitivitet, shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe më tej. Kjo është masë të cilën të gjithë duhet ta pranojmë dhe do të duhet të mësohemi me këtë, që të bartet përgjegjësi nga të gjitha palët. Ideja është që të shtrenjtohet çmimi me qëllim qytetarët të stimulohen dhe të bartin me vete torba, të mos blejnë qese të plastikës”, theksoi ministri Nuredini.
Për dy javë, respektivisht nga 1 janari i vitit 2020 të gjitha institucionet shtetërore nuk do të mund të prokurojnë ambalazhe të plastikës. Plastika për një përdorim do të ndërrohet me qelq. Të dhënat tregojnë se në nivel vjetor përdoren rreth 150 milion qese ose rreth 2.000 ton plastikë e cila vështirë shkatërrohet./INA
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të