Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ka thënë se është i lumtur në “Parkun e Princave”.
Argjentinasi është huazuar nga gjiganti francez me mundësi blerje në fund të sezonit nga Inter, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se është i lumtur të PSG dhe çdo gjë është duke shkuar për mrekulli.
“Ndihem shumë mirë. Jam me fat që kam filluar aventurën e re në mënyrë të mirë. Çdo gjë është duke shkuar mirë”.
“Gjithmonë mëson nga çdo kush. Çdo person e ndjen futbollin ndryshe. Kam dëgjuar çdo trajner dhe bashkëlojtar që kam pasur. Këtë gjë e kam bërë që nga fëmijëria. Në çdo skuadër kam qenë golashënuesi, personi që bën ndryshimin”.
“Jam këtu për të ndihmuar skuadrën për të fituar sa më shumë trofe. Qëllimi i klubit është që fansat të shohin fitore, po bëj çfarë po mundëm për ti arritur këto synime”.
Icardi ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 16 ndeshje./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...