Çmimin “Eksportuesi i Vitit 2019” ja dedikon Behgjet dhe Afrim Pacollit

15:30 | 18 Dhjetor 2019
arbresh.info

Drejtori gjeneral i IMK-Industria Metalike e Kosovë SH.P.K, Rrustem Pacolli, çmimin e marrë nga Oda Ekonomike e Kosovës si “Eksportuesi i Vitit 2019”, ja ka dedikuar Behgjet dhe Afrim Pacollit.

“Shpërblimi i fituar si Eksportuesi i Vitit 2019 nga Oda Ekonomike e Kosovës për kompaninë IMK, i dedikohet themeluesit të “Mabetex Group” zt. Behgjet Pacolli dhe presidentit të Groupit zt. Afrim Pacolli, që na mundësuan dhe na besuan këtë detyrë. Rruga e trasuar nga ta na obligon që rezultatet mos të mungojnë edhe në të ardhmen,” ka shkruar Rrustem Pacolli në Facebook.

IMK-Industria Metalike e Kosovë SH.P.K ka fituar për të dytin vit rresht këtë çmim.

IMK-Industria Metalike e Kosovë SH.P.K me veprimtarinë e saj si përpunuese e çelikut, me saktësisht  prodhuese e tubave dhe konstruksioneve të çelikut nga viti në vit po konsolidon pozitën e saj në tregjet  e jashtme me saktësisht në ato të Bashkimit Evropian.

Kapacitetet prodhuese, cilësia e produkteve, aplikimi i standardeve ndërkombëtare të proceseve të punës dhe produkteve të prodhuara ka bërë që të ketë kërkesa për produktet e saj nga tri kontinente të botës.

Lëshimi i certifikatave për produktet e prodhuara për konformitetin në raport me ambientin, shëndetin dhe sigurinë (CE marking) është një arritje mëse e rëndësishme qe kjo kompani aplikon nder vite. Aktualisht kjo kompani eksporton produktet e saj ne shtetet me te zhvilluara te botes si Franca Zvicra, Gjermani, etj./arbresh.info/

https://www.facebook.com/rrustem.pacolli/posts/10220623296629205

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme