Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Faruk Geci, më 16 dhjetor në Ankara të Turqisë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, ndërsa për palën turke, ka nënshkruar kryetari i Presidencës i Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Ismail Demir.
Kjo marrëveshje parasheh vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve sipas përmbajtjes së marrëveshjes së mëparshme të nënshkruar më 27 tetor 2011 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Forcës të Sigurisë së Kosovës (tani Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës) në lidhje me bashkëpunimin industrial të mbrojtjes të nënshkruar në Ankara.
Të dyja palët janë pajtuar që tani t’i zbatojnë objektivat e marrëveshjes në fushat vijuese të bashkëpunimit.
Bashkëpunimi duhet të jetësohet duke marrë parasysh interesin e përbashkët dhe nevojat e palëve. /arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...