Google ADS

Arrestohet 17 vjeçari nga Gjakova që kishte rrëmbyer të miturën

14:54 | 18 Dhjetor 2019
L G

Policia Rajonale e Gjakovës ka arrestuar 17 vjeçarin Besart Radosta, i cili ishte në kërkim të organeve të ndjekjes nënë dyshimin për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’.

Sipas njoftimit të policisë, viktima Yllka Derri, e cila ishte lajmëruar si e zhdukur nga familja e saj, është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot me datë 18.12.2019 në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale ,, bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare. Gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15.06.2019’, bën të ditur policia.

Ndryshe, me datë 16.12.2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetar përmes Mediave për gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar për çka  Policia e Kosovës falënderon  qytetarët për bashkëpunim.

Me këtë rast Sektori Rajonal për Hetime po bashkërendon veprimet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Qendrën për Punë Sociale, Mbrojtësin e viktimave me qellim të zbardhjes së rastit dhe marrjes se masave tjera te nevojshme ligjore.  /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme