Paradë “yjesh” të futbollit botëror në Dubai për “Globe Soccer Awards”, që do të zhvillohet më 29 dhjetor. Në garë Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah për çmimin “Futbollisti i Vitit 2019”.
Në garë, madje edhe me shanse të mëdha për të fituar, Igli Tare, për çmimin “Drejtori Sportiv më i mirë 2019”. Drejtuesi i lartë i Lazios do të konkurrojë me emra të tillë si Andrea Berta (Atletico Madrid), Eric Abidal (Barcelona) dhe Marc Overmars (Ajax).
Për çmimin “Zbulimi i Vitit 2019” konkurrojnë Erling Haaland i Salizburgut, Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atlético Madrid) e Ansu Fati Vieira (Barcelona), shkruan Supersport.
Në seksionin e trajnerëve finalistë janë Jurgen Klopp i Liverpoolit, Fernando Santos i përfaqësueses së Portugalisë dhe Erik Ten Hag i Ajaxit. Sa u përket femrave, çmimin “Futbollistja e Vitit 2019” do ta marrë një mes Alex Morgan, Megan Rapinoe, Lucy Bronze dhe Amandine Henry. Dy të parat janë të përfaqësueses së SHBA-ve, dy të tjerat të Lyonit.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, si zakonisht priten të marrin pjesë protagonistë të rëndësishëm të futbollit botëror si Miralem Pjanic, Ryan Giggs, Joao Felix etj.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?