Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, jep një tjetër mesazh të fortë për Shqipërinë, një ditë pas kritikave për paketën “antishpifje” të Qeverisë shqiptare ndaj medieve, teksa theksonte se kjo mund të rrezikojë kryesimin e OSBE-së dhe integrimin e Shqipërisë.
Përmes një mesazhi në Twitter, zyrtari i lartë i PE-së paralajmëron se nëse administrata e kryeministrit Edi Rama kalon sot në Kuvend legjislacionin e medias, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave.
The @EPPGroup in the European Parliament strongly believes in opening EU membership negotiations with Albania. However, Albania needs to comply with the Copenhagen criteria, that are the basic and minimum standard for a candidate country. —>
— David Lega (@DavidLega) December 18, 2019
Më tej, Lega deklaron se grupi i PPE-së beson në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, por sipas tij, vendi ynë duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës.
“Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat. Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan Lega.
The @EPPGroup in the European Parliament strongly believes in opening EU membership negotiations with Albania. However, Albania needs to comply with the Copenhagen criteria, that are the basic and minimum standard for a candidate country. —>
— David Lega (@DavidLega) December 18, 2019
Gazetarët, aktivistët dhe analistë, mbështetur dhe nga opozitarët, janë duke zhvilluar një protestë kundër paketës.
Protesta ka misur para Kuvendit, aty ku deputetët do të zhvillojnë seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi i kësaj pakete. Protestuesit janë shfaqur me pankarta në duar, ku japin mesazhe të ndryshme për lirinë e fjalës. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...