Policia e Kosovës ka blerë perde.
E shuma që ky Institucion ka shpenzuar në perde është mbi 20 mijë euro.
Në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se PK fillimisht kur kishte shpallur tenderin me titull ‘Furnizimi dhe montimi i perdeve ne objektet e PK’ kishte parashikuar të shpenzoheshin afër 40 mijë euro ose saktësisht 37 mijë euro.
Një nga kriteret e dhënies së kontratës ishte ofrimit më të ulët.
E pas hapjes së tenderit kishin aplikuar 3 operator ekonomik ndërsa fitues ka dalë ‘Euro Roleta SH.P.K.’ nga Graqanica. Kjo kompani kishte ofruar çmimin prej 23.673 euro.
Data e planifikuar për nënshkrim e kontratës është sot, 18.12.2019./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...