Meksika përsëri “Liqen Gjaku” – Mbi 3 mijë vrasje Brenda 9 muajsh

12:20 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Një oficer i policisë dhe 7 persona tjerë mbetën të vrarë nga një përleshje që ndodhi para pak ditësh në Guanajuato të Meksikës, transmeton arbresh.info.

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se përleshja që ndodhi në një autostradë afër qytetit Irapuato, doli pasi që 7 persona të armatosur shfaqën zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Zyrtarët kanë thanë se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.

Nga ana tjetër autoritetet bëjnë të dituar se  vetëm në Guanajuato 3 mijë e 211 vrasje janë kryer në periudhën janar-nëntor të vitit 2019./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme