Zaev kërkon përgjegjësi nga gjykatësit për vjetërsimin e lëndëve

12:14 | 18 Dhjetor 2019
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve.

Ai shtoi se nuk hiqet dorë nga lufta për drejtësi dhe shtet të së drejtës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor që ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve. Më thoni kush ndikon te gjykatësit, pse me dhjetëra lënda kanë mbetur në fiokat e ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë?”, thotë Zaev.

Zaev thotë se nuk ka kompromis me krimin dhe se s’ka asnjë gjykatës dhe prokuror që mund të ndalojë këtë proces.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme