Mblidhet Kryesia e Kuvendit, temë e diskutimit seanca e 26 dhjetorit

11:40 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka filluar mbledhjen në të cilën pritet të diskutohet zyrtarisht për seancën konstituive të Legjislaturës së shtatë, e cila do të mbahet më 26 dhjetor.

Ndonëse kjo seancë është thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, kryesia e vjetër për herë të fundit është mbledhur sot për të caktuar formalisht këtë seancë.

Në këtë mbledhje të cilën po e udhëheq kryetari në largim i Kuvendit, Kadri Veseli, janë duke marruar pjesë të gjitha partitë e Kuvendit.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa më vonë pritet që Veseli të prononcohet para mediave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme