Google ADS

Djali sulmon fizikisht prindërit e tij, arrestohet nga policia

10:59 | 18 Dhjetor 2019
A. B.

Jo të pakta janë rastet e dhunës në familje.

E një i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ky djali ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, shkruan portali arbresh.info

Fatmirësisht, rasti ka përfunduar pa lëndime të rënda.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij K/Shqiptarë, të cilët nuk kishin pësuar lëndime. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme