Google ADS

Përleshje me armë në një burg të Amerikës së Mesme – 12 të vdekur, 13 të plagosur

10:44 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Zyrtarët e policisë raportuan një përleshje të armatosur në burgun La Joyita pranë kryeqytetit Panama të Amerikës së Mesme, ku bëhet e ditur se kanë humbur jetën 12 të burgosur, transmeton arbresh.info.

Nga ana tjetër autoritetet kanë bërë të ditur se, 13 të burgosur të tjerë aktualisht gjenden në një spital të shtetit ku po marrin tretman mjekësor.

Autoritetet e policisë, duke bërë të ditur se nga stafi i burgut nuk është plagosur askush, kanë deklaruar kanë konfiskuar dhjetra armë që mbaheshin të fshehura nga ana e të burgosurve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme