Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk janë ndarë, publikojnë foto bashkë

10:51 | 18 Dhjetor 2019
A. B.

Miljarderja më e re në botë, Kylie Jenner dhe babai i vajzës së saj Travis Scott nuk janë ndarë.

E këtë e dëshmon një foto të cilën e ka postuar vetë Kylie në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, në të cilën ka fotografuar dorën e saj dhe atë të partnerit, shkruan portali arbresh.info

Ka mjaftuar kjo foto që t’u japë fund thashethemeve lidhur me raportin e tyre. Njëherësh, Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze, që e pagëzuan Stormi.

Kujtojmë që se fundi Kylie ka vendosur që të shesë pjesën më të madhe të kompanisë së saj të kozmetikës për 600 milionë dollarë apo (541 milionë euro).

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, tanimë do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë ‘Coty’, gjersa thotë se po ndërton markën në një “central elektrik ndërkombëtar të bukurisë”. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme