Çifti amerikan John dhe Charlotte Henderson do të festojë në 22 dhjetor 80-vjetorin e martesës, shkruan “Washington Post”, transmeton arbresh.info.
Çifti John&Charlotte Henderson, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe është çifti më i moshuar në botë, do të festojë këtë fundjavë 80-vjetorin e martesës.
Sipas lajmit të “Washington Post” Charlotte-ja 105-vjeçare dhe John-i 106-vjeçar kanë 80 vite që janë të martuar dhe mbajnë titullin e çiftit bashkëshortor më të moshuar në botë.
Madje çifti Henderson ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness” si çifti më jetëgjatë.
Ata janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 1934 ndërsa kanë qenë studentë në universitetin e Teksasit dhe janë martuar në vitin 1939.
Më 22 dhjetor çifti do të festojë 80-vjetorin e martesës./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...