Arrestohet Fisnik Lajqi, i kërkuar për pesë vepra penale

09:12 | 18 Dhjetor 2019
L G

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për pesë  raste të veprave penale.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 17.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

“Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 06.09.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar FISNIK ( Bajram) LAJQI, i cili kërkohej për: një rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy  raste për veprën penale  “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy  raste për veprën penale  “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”, njofton policia.

I dyshuari i lartcekur, sipas policisë,  është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit./arbresh.info

Të ngjashme