Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është paraqitur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për kallëzimin penal kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për rastin ‘Organizata Syri i Populli.
Kurti ka hyrë në objektin e Prokurorisë ndërsa nuk është deklaruar për medie., shkruan arbresh.info.
Kujtojmë që pas Kurtit për të njëjtin kallëzim penal në Prokurori do të paraqitet edhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca.
Me 25 prill të këtij viti Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes, dhe Glauk Konjufca, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë (sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4), dhe deklaratë të rreme nën betim (sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074.)
Kurti e Konjufca pretentojnë se Hashim Thaçi, president i Republikës dhe Kadri Veseli, asokohe kryetar i Kuvendit, kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se Kryetari Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.
Pasi që dorëzuan kallëzimin penal deputeti Konjufca i cilësoi dëshmitë e rrejshme të Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...