Statistikat që duhet t’i dini para El Clasicos

08:59 | 18 Dhjetor 2019
L G

Nëse ka ndonjë ndeshje që prodhon shumë statistika dhe analiza interesante para se të fillojë ndeshje, atëherë kjo është El Clasico, siç ka ndodhur në rastin e ndeshjes do të zhvillohet sonte mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou.

Zinedine Zidane ka arritur t’iu bëjë ballë disa problemeve në fillim të këtij sezoni 2019/20 dhe ka arritur t’i kthejë Los Blancos në një pozitë mjaft të mirë para këtij derbi të madh me Barcelonës.

Eden Hazardi kishte filluar ta gjente formën e tij të mirë, para se të pengohej nga lëndimet, dhe klubi po merrte mjaftueshëm pikë për të qëndruar në një hap me Barcelonën e Ernesto Valverdes.

Këtë formë e ndjekur ecuria prej dhjetë ndeshjeve pa disfatë – ecuri që u mbajt gjallë vetëm përmes një goli të shënuar nga Karim Benzema në minutën e 96-të të ndeshjes të së dielës kundër Valencias.

Pasi që klubi madrilen ka pasur probleme më së shumti në repartin e sulmit gjatë këtij sezoni, nuk është befasi që kampionia në fuqi e Spanjës, Barcelona, i ka shënuar dhjetë gola më shumë sesa rivalja e vet.

Megjithatë, çuditërisht, Barcelona i ka pasur tetë tentime më pak për të shënuar gol sesa Los Merengues, duke sugjeruar se skuadra e Zinedine Zidane është ndëshkuar nga pasaktësia e lojtarëve para portës kundërshtare.

Real Madridi është po aq i varët nga Karim Benzema sa Barcelona është nga Lionel Messi, pasi që të dy lojtarët i kanë nga 12 gola të shënuara këtë sezon. Mirëpo, argjentinasi ka luajtur në më pak ndeshje, për shkak të një lëndimi në fillim të sezonit,  dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë në formë më të mirë sesa ata të Benzemas – Luis Suarez dhe Antoine Griezmann kanë kontribuar me nga nëntë dhe gjashtë gola.

Për Los Blancos, golashënuesi i dytë më i mirë është kapiteni Sergio Ramos, i cili i ka shënuar gjithsej tri gola, pasi që paraqitjet e Gareth Bale, Luka Jovic dhe Vinicius Junior nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar.

Në mesfushë, Barcelona është shumë e fuqishme me Frenkie de Jongun, mirëpo Real Madridi e ka ngushtuar dallimin mes dy skuadrave përmes përfshirjes së Fede Valverdes. Gjithsej, Barcelona i ka bërë 10,484 pasime e Real Madridi 8923, mirëpo të dy skuadrat kanë qenë baras të sakta në pasime, 87 për qind.

Nga 89 El Clasicot që janë zhvilluar në Camp Nou, Barcelona i ka fituar 50 prej tyre, ndërsa Real Madridi vetëm 20. 19 prej tyre kanë përfunduar baras, përderisa Barcelona i ka shënuar gjithsej 178 gola e Real Madridi 105.

Në dhjetë ndeshjet e fundit në Camp Nou, Real Madridi i ka fituar dy ndeshje, Barcelona pesë dhe tri kanë përfunduar baras. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme