Kina vuri në funksionim aeroplanmbajtësen e saj të dytë, duke i shtuar një forcë të madhe zjarri ambicies së saj ushtarake, në një kohë që janë rritur tensionet me Tajvanin e vetë-qeverisur, si dhe me SHBA apo me fqinjët rajonalë për ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës së Jugut.
Përurimi i luftanijes, të pagëzuar me emrin “Shandong”, e vendos Kinën në një klub të vogël vendesh që kanë disa aeroplanmbajtëse.
Thuhet se Kina po ndërton një aeroplanmbajtëse të tretë.
Aeroplanmbajtësja e sapo përuruar, e para që Kina ndërton në vend, iu dorëzua Marinës në Sanya, në ishullin jugor të Hainanit, me një ceremoni ku mori pjesë Presidenti Xi Jinping, thanë mediat shtetërore.
Aeroplanmbajtësja tjetër e Kinës, e quajtur “Liaoning”, është e prodhimit sovjetik dhe është rinovuar për t’iu përshtatur nevojave të Pekinit. Ajo iu ble Ukrainës dhe hyri në shërbim në vitin 2012./VOA
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...