Google ADS

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, përgatitet për Seancën konstituive

07:15 | 18 Dhjetor 2019
A. B.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot do të mblidhet për të bërë përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për datën 26 dhjetor.

Partitë fituese të zgjedhjeve, VV dhe LDK, ende nuk janë marrë vesh për formimin e qeverisë, pasi posti i presidentit është bërë problem.

Të ngjashme