Sipas të dhënave paraprake 12 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore që regjimi i Bashar al-Asadit ka ndërmarrë në shumë pika, përfshirë edhe tregun në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë.
Që nga orët e mesditës forcat e regjimit kanë kryer sulme tokësore dhe ajrore në fshatrat Maasaran, Maar Shemshe, Maar Shimarin, Kenayes, Tel Mennis, Deyr Sharki, Maar Shurin dhe Gadefe në rajonin Bidama.
Sipas përcaktimeve paraprake nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha) në Idlib, mësohet se githsej 12 civilë e kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra nga të cilët 6 në Bidama, 4 në tregun në fshatin Maasaran si dhe nga një person në fshatrat Kenayes dhe Tel Minnis.
Më tej thuhet se në sulme janë plagosur edhe një numër i madh civilësh dhe se në mesin e civilëve që kanë humbur jetën ka edhe fëmijë.
Për shkak se bombardimet vazhdojnë ka shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet edhe më tej.
Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke vazhduar punimet e kërkim – shpëtimit.
Pas sulmeve një numër i madh i civilëve kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë filluar të migrojnë drejt zonave të cilat janë më të sigurta në krahasim me të tjerat, si pranë kufirit të Turqisë dhe zonave të operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” .
Që nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë në rajonin e deskalimit në Idlib kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë. Ndërkohë që ka shkuar në mbi 1 milion numri i personave që kanë migruar brenda një viti nga vendet ku sulmet janë intensive drejt vendeve që janë më të qeta dhe kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë.//AA
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...