Hoti: Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë

22:44 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk ia lejon postin e presidentit, atëherë nuk do të ketë marrëveshje për koalicion mes tyre.

Negociatat për lidhje të koalicionit kanë ngecur pasi që LDK po kërkon nga VV që t’ia lejojë propozimin për post të presidentit.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti në T7.

“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”.

“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme