Google ADS

Njerëzit që konsumojnë këtë lloj ushqimi jetojnë më gjatë, thonë italianët

22:21 | 17 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët italianë, ka zbuluar se njerëzit që hanë speca djegëst në mënyrë të rregullt, duket se kanë rrezik më të ulët të vdekjes, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë.

Udhëhequr nga studiues të Departamentit të Epidemiologjisë dhe Parandalimit të I.R.C.C.S. Neuromed në Pozzilli, Itali, studimi i ri u vendos për të hetuar nëse specat djegës, të cilët janë një përbërës i zakonshëm në kuzhinën italiane dhe dietën mesdhetare, mund të lidhen me një rrezik më të ulët të vdekjes tek ata që i konsumojnë rregullisht, transmeton portal arbresh.info

Për studimin, ekipi shqyrtoi 22.811 të rritur që jetonin në rajonin Molise të Italisë, të cilët morën pjesë në studimin e Moli-sani.

Studimi i botuar në “Journal of the American College of Cardiology” tregoi se pjesëmarrësit që konsumuan speca djegst rreth katër herë në javë, kishin rrezik më të ulët të vdekjes nga sulmi në zemër.

Përveç kësaj, rreziku i vdekjes nga një goditje në tru ishte më shumë se i përgjysmuar.

“Një fakt interesant”, shtoi Marialaura Bonaccio, autorja e parë e botimit, “është që mbrojtja nga rreziku i vdekshmërisë ishte e pavarur nga lloji i dietës që ndiqnin njerëzit. Me fjalë të tjera, dikush mund të ndjekë dietën e shëndetshme mesdhetare, dikush tjetër mund të hajë më pak me shëndet, por për të gjithë ata specat djegës kanë një efekt mbrojtës ”.

Studimi është i parë që heton nëse speci djegëst mund të lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes në popullsinë europiane dhe mesdhetare, megjithëse deri me tani është dëshmuar që konsumimi i specave djegëst ka zvogëluar rrezikun e vdekjes në popullsinë kineze dhe amerikane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme