Google ADS

I plagosuri në Veternik thuhet se është këshilltari i Limajt

22:23 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

I plagosuri gjatë mbrëmjes së sontme në Veternik është këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Kështu të paktën raportojnë mediat vendore.

Ndërkohë i dyshuari për plagosje tashmë është arrestuar nga autoritete e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë Florije Ahmeti.

Ajo mes tjerash tha se edhe është konfirmuar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Kujtojmë se pas të shtënave me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, një person ka marrë plagë për të cilën është trajtuar në QKUK dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme