Këta janë më të mirët e shpallur nga Oda Ekonomike e Kosovës

22:05 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës si ngjarja përfundimtare e saj për vitin 2019, morri pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, raporton arbresh.info.

Thaçi në fjalën hyrëse të tij, duke i përgëzuar ndërmarrësit për punën e tyre, deklaroi se suksesi i tyre është edhe suksesi i Kosovës.

“Të nderuar përfaqësues, dëshiroj që në këtë fundvit t’ju përgëzoj për për të arriturat tuaja ju uroj që edhe në vitin e ardhshëm të keni të njëjtin sukses. Suksesi juaj është suksesi i Kosovës, ju kultivon dhe forconi shtetin tonë.”, tha Thaçi.

Tatimpaguesi
Devolli Corporation, Bkt, Kompania Buqaj, Elkos Group, Hib Petrol, Kesko e shumë të tjerë u zgjedhën tatimpagues të vitit 2019.

Ndërkaq, Kawa Group, Abi Center, Kujtesa Net, Lesna, Migros Group, Pro Ex ishin vetëm disa nga ndërmarrjet që morën mirënjohje si Punëdhënës të vitit 2019.,

E nga ana tjetër Agro Produkt, Ciao Berto, Fluidi, Frutex, Frutti, Industria Metalike e Kosovës morën mirënjohje për Eksportues të vitit 2019 /arbresh.info/

LEXO EDHE: Industria Metalike e Kosovës për të dytin vit radhazi shpallet eksportuesi i vitit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme