Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sulmin që i është bërë gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadani, nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Siç shkruan IndeksOnline, ministri Shala e ka goditur në fytyrë gazetarin Ramadani, përderisa ky i fundit ishte në kryerje të detyrës. Ai ishte duke përcjellë nga afër gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut, në QKUK.
Në vendngjarje, Shala i ka kërkuar telefonin gazetarit dhe pas refuzimit të kësaj kërkese, Shala e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur në fytyrë.
Për rastin në fjalë, AGK ka marrë edhe deklaratën e Policisë së Kosovës, sipas të cilëve, gazetari aktualisht është duke u marrë në pyetje në stacionin e “Jugut”, dhe se njësitet policore janë duke e trajtuar rastin.
AGK dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e institucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve.
AGK në të njëjtë kohë inkurajon kolegët gazetarë që të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe të mos ndalen para asnjë sulmi e kërcënimi.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...