Google ADS

Griezmann: Si në Atletico, ashtu edhe në Barçë, dua fitore kundër Real Madridit

21:07 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Top dy skuadrat e La Ligës do të përballen në stadiumin Camp Nou në mesjavë. Barcelona e kryeson tabelën vetëm për shkak të dallimit në gola, pasi dy skuadrat i kanë grumbulluar nga 35 pikë nga 16 xhirot e para në sezonit 2019/20, transmeton Gazeta Express.

Barcelona u mbajt me barazim 2:2 në Anoeta nga Real Sociedadin në ndeshjen e fundit, ndërsa Real Madridi e humbi mundësinë për ta marrë kreun e tabelës kur u ndal me barazim 1:1 nga Valencia në Mestalla.

Ernesto Valverde do të shpresojë se Griezmanni do ta vazhdojë formën e tij të mirë si golashënues dhe francezi, i cili ka luajtur në shumë derbi të Madridit, u duk i qetë para El Clasicos të tij të parë në karrierë.

“Nuk është asgjë jashtë të zakonshmes. Në fund të fundit, ata janë kundërshtarët tonë dhe ne po luftojmë me ta për pozitën e parë në tabelë”, ka thënë Griezmann, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të La Ligës.

“Në Atletico, kjo ndeshje ishte gjithmonë e rëndësishme për tifozët, ishte një derbi dhe e njëjta vlen edhe për El Clasicon. Edhe këtu e edhe atje, e duam ta mposhtim Real Madridin, natyrisht, dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për ta fituar këtë ndeshje”, pohon Griezmann.

Megjithatë, Griezmann e pranoi se kjo ndeshje ka vlerë të madhe në botën e futboll.

“Është ndeshja më e rëndësishme e vitit. Është një shfaqje e madhe, ditët paraprake janë intensive në tv, sepse më parë unë e shikoja ndeshjen në tv. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të tentojmë të jemi në 100 përqindëshin tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Unë mund ta imagjinoj se atmosfera do të jetë e mrekullueshme, me shumë tensione dhe emocione të mëdha nga tifozët, por edhe nga vetë ne. Kjo është një ndeshje që ti dëshiron të marrësh pjesë, pavarësisht çka, përfundoi Griezmann.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme