Makina përplaset me dy tramvaje në Republikën Çeke

18:28 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një makinë është zënë në formë sanduiçi në mes të dy tramvajeve në Republikën Çeke.

Pamjet e publikuara nga policia në Brno, një qytet 185 kilometra në juglindje të kryeqytetit Pragë, tregon makinën duke u përplasur me tramvajet në çështje sekondash nga njëri-tjetrit, transmeton portali arbresh.info.

Fotografitë e publikuara nga shërbimi zjarrfikës tregojnë rrënojat e shkatërruara të makinës.

Zjarrfikësit hoqën çatinë dhe shpëtuan një burrë që pësoi vetëm lëndime të lehta në incidentin, i cili ndodhi të hënën në mëngjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme