Google ADS

Pasojat e tërmetit, lihen në burg 9 të arrestuarit

16:48 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 9 të arrestuarit, të akuzuar si përgjegjës për shembjen e disa ndërtesave në këtë qytet në tërmetin e 26 Nëntorit.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat vrasje me dashje, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Para gjykatës kanë dalë sot shefi i shërbimeve të Kavalishencës, Kujtima Hasa dhe drejtori Ahmet Doda, ndërtuesi i hotel Mira Mare, Rruzhdi Xheka, ndërtuesi i Hotel Tropikal, Avdulla Osmani, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Arben Isaku, inspektori Klajdi Lame dhe specialistët Albrend Qetka dhe Defrim Celami, si dhe Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private dyshohet se hartonte projekte fiktive.

Në kërkim janë 7 persona të tjerë./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme