“Është e qartë se çështja e refugjatëve nuk do mund të parandalohet vetëm me përpjekjet e disa vendeve si ne që i strehojmë dhe mirëpresim”, deklaroi presidenti Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij ka hapur krahët për të gjithë refugjatët pa bërë dallime, përderisa shtetet me mundësi shumë më të larta se Turqia kanë vendosur kuota për refugjatët.
Erdoğan gjatë fjalimit në Forumin e parë Botëror të Refugjatëve në Gjenevë të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se “Përderisa shtetet me mundësi shumë më të larta se ne kanë vendosur kuota për refugjatët, ne hapëm krahët për të gjithë pa bërë dallime racore, fetare, gjuhësore, etnike”.
Ai theksoi se zgjidhja e vetme për problemin e migracionit që buron nga Siria, nuk mund të shihet si mbajtja e refugjatëve brenda kufijve të Turqisë.
“Është e qartë se çështja e refugjatëve nuk do mund të parandalohet vetëm me përpjekjet e disa vendeve si ne që i strehojmë dhe mirëpresim”, u shpreh ai.
Presidenti turk duke folur në lidhje me zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të refugjatëve, potencoi se zgjidhje për këtë problem që plagos ndërgjegjen është e mundshme vetëm me hedhjen e hapave në nivel global.
“Duhet vendosur në veprim formula që refugjatët t’i mbajnë në territoret e tyre që edhe ata që janë në vendin tonë të kthehen në vendin e tyre”, deklaroi ai.
Erdoğan tha se kthimi i refugjatëve në drejtim të vendosjes së stabilitetit dhe normalizimit të përhershëm në Siri është po aq i rëndësishëm sa lufta kundër terrorizmit.
Ai shtoi se deri më tani 371.000 sirianë në mënyrë vullnetare janë kthyer në zonat të cilat Turqia i ka shndërruar në rajone të sigurta./AA
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK