Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka pritur në takim krerët fetar të Shqipërisë.
Meta përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim janë ndarë ide të çmuara mbi tejkalimin e shpejtë të situatës tragjike të pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Një takim shumë i frytshëm me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, ku ndamë ide të çmuara mbi tejkalimin e shpejtë të situatës tragjike të pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojave jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar presidenti Meta.
Tutje, presidenti shqiptar, ka shkruar se vlerëson mbështetjen materiale dhe shpirtërore, morale dhe psikologjike që kanë dhënë krerët fetarë.
“I falënderova me mirënjohje Krerët e Bashkësive Fetare për reagimin e tyre të menjëhershëm, duke u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira, si dhe vlerësova mbështetjen materiale, shpirtërore, morale dhe psikologjike që kanë dhënë.
Tutje, Meta ka thënë se roli i tyre për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështira që ka kaluar dhe kalon populli ynë është i pazëvendësueshëm. /arbresh.info
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...