Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është në dijeni për kërcënimin që shkakton ylli i Barcelonës, Lionel Messi, por insiston që kanë ‘armët’ e tyre.
Të dy skuadrat kanë zhvilluar ka 16 ndeshje dhe janë në kreun e tabelës me pikë të barabarta, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez beson që mund të mposhtin gjigantin blaugranas dhe të mbyllin sezonin vjeshtor si kampion të La Liga.
“Do të luajmë 11 kundër 11 dhe me zëvendësime. Kjo është gjëja më e rëndësishme. E dimë ndaj kujt do luajmë. E dimë që kanë Messin, por ne kemi armët tona”
“Duam një ndeshje të mirë. Gjëja më e rëndësishme është të përgatitemi. Nuk jam i shqetësuar për asgjë tjetër”
Kujtojmë që ndeshja mes Barcelonës dhe Realit zhvillohet nesër në “Camp Nou” dhe fillon në ora 20.00./arbresh.info.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?