Qeveria ndan afër 400 mijë euro për Shoqatat e dala nga Lufta

13:49 | 17 Dhjetor 2019
M. A.

Rreth 400 mijë euro u ndan për Shoqatat e Dala nga Lufta.

Kështu është marr  vendim sot më mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kryeministri ne detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kjo pikë erdhi pasi kërkesës së shoqatave të fala nga Lufta.

Propozoj që 390 mijë euro, të i ndahen Shoqatave të dala nga Lufta e UCK-së, pas kërkesës së tyre. Propozohen që të ndahen nga kategoria e shpenzimeve të rezervave”, ka thënë ai.

Ndryshe deri tani Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe 10 pika të tjera të rendit të ditës ndër to shpronësime të pronave dhe ndërtimi i bustit për senatorin, Robert Dole./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme