Elvana Gjata tregon se e ka ‘dobësi’ këngën që konkuron në Festivalin e 58-të

13:29 | 17 Dhjetor 2019
A. B.

E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”. Kështu është shprehur këngëtarja Elvana Gjata gjatë intervistës në ‘Aperi Fest’ me Eni Shehun, duke zbuluar se kënga “Me Tana” me te cilen konkuron ne festivalin e RTSH-së, është një këngë shumë e shtrenjtë për të.

Pyetur për Eurovizionin, Elvana është shprehur se para së gjithash, vjen festivali.

“Eurovizioni është shumë larg”, ka thënë këngëtarja, duke treguar dhe diçka tjetër për këngën.

“Me Tana” nuk qenka shkruar enkas për eventin më të rëndësishëm muzikor në Shqipëri.

Artistja e ka krijuar këtë projekt një vit më parë, por ka një arsye pse ne nuk e kishim dëgjuar ende: Elvana po priste momentin e duhur, duhej të ndihej gati në çastin kur ta lançonte.

“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë këngëtarja, duke shprehur kështu gjithë dashurinë e mundshme për këtë krijim.

Madje, shumë pjesë të kërcimit do ta ndihmojnë këngëtaren në rregullimin e frymëmarrjes.

 

View this post on Instagram

 

Dancing into monday like ???? #festivalweek @aperi_fest sonte ora 19.00 @rtsh.official #Fest58 @elvanagjataaaa

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme