Kjo është historia e panjohur të Namik Lucit, inxhinjerit me origjinë nga Peja i cili i detyruar nga shtypja e represioni i regjimit titist në Kosovë, në vitin 1961, ndërpreu studimet universitare për Kimi Industriale në Tuzlla të Bosnjës, dhe kthehet në vendlindjen e tij, Pejë, për t’u arratisur më pas drejt shtetit amë, Shqipërisë.
Diplomimi në universitetin e Tiranës dhe karriera e shkëlqyer si inxhinier kimist në të gjitha veprat e pesëvjeçarëve dhe më pas në Uzinën e Superfosfatit të Laçit ku ai dhe u arrestua në vitin 1984 dhe u dënua 18 vite burg politik, duke u akuzuar se së bashku me disa bashkëpatriotë të tij me origjinë nga Kosova, do t’i bënin atentat Enver Hoxhës gjatë vizitës së tij në Krujë për inagurimin e Muzeut të Skënderbeut.
Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 kur rinia studentore, inteligjencia dhe mbarë populli i Kosovës u ngritën në protesta, revolta dhe demonstrata masive kundër dhunës e shtypjes së egër që po ushtronte regjimi titist i Beogradit ndaj tyre, patën një jehonë të madhe në mbarë opinionin botëror, si dhe në kancelaritë e Perëndimit, të cilat jo vetëm që ngritën zërin në mbrojtje të asaj popullsie martire, por e detyruan Beogradin zyrtar që të tërhiqte nga Kosova makinerinë e saj të luftës, që ishte angazhuar atje me gjithë arsenalin e saj.
Por, ndërsa ndaj popullsisë së pambrojtur kosovare, u rreshtua pothuaj e gjithë diplomacia ndërkombëtare, shteti amë, Shqipëria komuniste e asaj kohe, paradoksalisht, nuk bëri atë që duhej, kishte mundësi dhe i takonte të bënte. Edhe pse regjimi komunist i Tiranës, në dukje, u ngrit në mbrojtje të së drejtave të popullsisë kosovare, Enver Hoxha dhe rrethi i tij i ngushtë i udhëhqjes komuniste të asaj kohe, në parim ishin kundër statusit të republikës që kërkonte Kosova.
Kjo, për faktin se ata kishin frikë dhe i druheshin formimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan, pasi duke fituar Kosova statusin e Republikës, imazhi dhe benefitet e Shqipërisë do të binin ndjeshëm, pasi Perëndimi dhe gjithë shtetet e tjera të zhvilluara do të kthenin sytë nga Kosova.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...