Policia e Kosovës i bënë thirrje të gjithë shoferëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në mjegull.
Nënkoloneli, Jeton Rexhepi, paralajmëron se mund të ketë edhe rrugë të rreshqitmshme si rezultat i kushteve atmosferike.
“Kujdes mjegull, dukshmëri e zvogëluar dhe po ashtu rruge e rrëshqitshme”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mëngjesi do të filloj me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime, parashikime këto për të martën dhe të mërkurën.
Sipas institutit, nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme./arbresh.info/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3895896337102962&set=a.671992806160014&type=3
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat