SHBA, Gjermania e Britania e Madhe vazhdojn të mbesin më të besuarat për kosovarët

11:18 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Institituti i Prishtinës për Studime Politike ka prezantuar sot anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast Granit Tërnava, nga KAS, tha se nga kjo anketë ka dalur se kosovarët vazhdojnë ta kenë favoritë bashkëpunimin më Gjermaninë.

Ai tha se kjo është një mesazh për Qeverinë e re se nga duhet të orientohen.

“Është shumë e rëndësishme një aktivitet i tillë pasi që informatat e nxjerrura shpresojmë të ju shërbej politikanëve të Qeverisë së re. Raporti i parë është kryer në shkurt dhe e dyta në tetor. Nga këto të gjetura del se Gjermania vazhdon të jetë partneri kryesor ekonomik për Kosovën, kjo është mesazh i qartë për qeverinë e ardhshëm se nga të orientohet. Zonja Merkel mbetet liderja më e pëlqyer për qytetaret e Kosovës. Gjermania vazhdon të mbetet vend favorit për Kosovaret pas SHBA-së. Kjo anketë duhet të jetë mesazhi më i qartë për Qeverinë se nga duhet të orientohet”, tha Tërnava.

Për të treguar në detaje për rezultatin e anketës foli Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

“Anketa është e ndarë në tre pjesë. Ky hulumtim është bërë në 33 Komuna të Kosovës, përfshirë edhe ato në veri. Gjermania është shteti që prinë se kush duhet të jetë partneriteti ekonomik për Kosovën. Pastaj Angela Merkel mbetet liderja e preferuar. Organizata që më shumë e ka ndihmuar Kosovën në bazë të anketës del të jetë NATO. BE pastaj ka qenë ajo që është vlerësuar më qasje pozitive për Kosovaret. NATO vazhdon të jetë organizata që i ndihmon paqesë në botë sot. Pastaj tri shtetet partner të Kosovës nga qytetarët janë zgjedhur: SHBA-të, Gjermania dhe Britania e Madhe”, tha Berisha.

Koment për këtë anketë ka dhënë edhe Profesori i Shkencave Politike, Armend Muja. Sipas Mujës përmes kësaj ankete vërehet mirë se cilat ishin shkaqet që e dërguan Qeverinë në shtëpi.

“Krejt mesazhet e kësaj ankese është se arsyeja pse kemi pas rënje të Qeverisë. Rreth 83 % në këtë anketim duan qe mu njoftë Kosova brenda kufijve ekzistues. Opsioni i ndarjes o e ndalume dhe s’besoj që ndonjë lider ta përmend se e din që do e ketë popullin përball. Pastaj është taksa ajo qe e qoj këtë Qeveri në shtëpi. E vërtet qe ne fillim ka pas përkrahje por më vonë ka pas rënje. Kur o hap tema e kufijve njerëzit mendojnë se kjo e ka dëmtuar Kosovën. Asociacioni si alternativ njerëzit e shohin si opsion problematikë. Njerëzit të na rrezikun më të madh e shohin Serbinë e kjo nuk është befasi”, tha Muja

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1472640709551228/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme