Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar konferencën një vjetore, ku ka prezantuar aktivitetet dhe rezultatet për vitin 2019.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka prezantuar disa nga problemet me të cilat janë përballur qytetarët e Kosovës në shumë drejtime.
Ai filloi nga drejtësia, ku përmendi disa nga dështimet që ka pasur ky sistem.
“Kosova vazhdon të përballet me këto probleme, duke nis nga legjislacioni në vend, shumica e ligjeve në Kuvend që nxirren ende nuk janë në funksion. Sistemi gjyqësor vazhdon të ketë probleme në zbatimin e ligjeve, qe shkel të drejtat e njeriut. Ekzekutivi nuk ka përmirësime, si organ mbikëqyrës”, tha Jashari.
Përveç problemeve të përgjithshme, Jashari ceki edhe disa nga problemet individuale.
“Raportet individuale. Trajtimi i pabarabarta i pensionisteve në bankat e Kosovës, ky rast është një ndër rastet më të diskriminuara, me shifër mbi 260 mijë veta. Dhuna në familje, bëhet fjalë për mangësinë e institucionet për të hetuar dhe mbrojt jetën e një personi në këto lloj situatave. Po ashtu është edhe situata e fëmijëve në rrugë, shërbimet sociale në vend janë po ashtu në parregullsi, konstatojmë se nuk përkon me zhvillimet evropiane”, tha Jashari.
Veç problemeve Jashari ka cekur edhe dy nga rastet me të cilat tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka shënuar sukses, të cilat janë ankesat tek qasja në dokumente publike dhe tek dokumentet zyrtare.
“Një punë e mirë qe është me edhe e veçantë ka të bëje me ankesat dhe qasjet në dokumente publike, ka 70% raste të paraqitura. Ajo qe duhet përmendur është ofrimi i qasjes në dokumente zyrtare”, tha Jashari.
Ai ka përmendur po ashtu edhe institucionet më bashkëpunuese dhe ato më pak bashkëpunuese në Kosove, sa i përket qasjes në dokumentet zyrtare.
“MSH dhe Komuna e Dragashit janë dy nga institucionet me bashkëpunuese. Ndërsa ato më pak bashkëpunuese, janë komuna e Prishtinës, MTI dhe MASHT-i”, tha Jashari.
Gjithashtu Institucioni i Avokatit të Popullit ka prezantuar edhe statistikat jo përfundimtare ku thuhet se në këtë institucion gjatë vitit 2019 kanë pranuar rreth 1876 ankesa. /arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...