“Shumica e mikrobeve janë të padëmshme, por disa janë të rrezikshme” Studiuesit në Universitetin e Kolorados morën mostra të ADN-së nga 656 familje dhe zbuluan se shumica e banjave përmbajnë një bakter të rrezikshëm.
Sipas portalit Well and Good, ajo fshihet në kokën e dushit dhe është një mikrobakter, i cili shoqërohet me probleme të mushkërive. Ka disa faktorë që bëjnë që bakteret të mblidhen në kokën e dushit.
E para i referohet materialit nga i cili është bërë – një dush metalik përfaqëson një sipërfaqe më të mirë për zhvillimin e baktereve sesa plastika.
Nga ana tjetër, duhet të merret parasysh që uji i trajtuar përmban më shumë baktere. Edhe pse rezultatet e studimit janë një alarm për të filluar t’i kushtojnë vëmendje këtij vendi, Noah Ferer, profesor i ekologjisë tha se nuk duhet të bëhet panik.
“Mos u shqetësoni, nuk ka pse të keni frikë të bëni dush. Ekziston një botë tërheqëse mikrobiale në krye të dushit dhe ju ekspozoheni ndaj saj sa herë që bëni një banjë. Shumica e mikrobeve janë të padëmshme, por disa janë të rrezikshme, dhe ky lloj hulumtimi na ndihmon të mësojmë se si të mbrohemi para.”, tha Ferer.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...