Google ADS

United gati 50 milionë euro për yllin e Lilles

09:55 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Manchester United është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Lille, Boubakary Soumare.

20-vjeçari është talent i madh dhe “Djajtë e Kuq” janë duke pasur probleme në mesfushë gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen për lojtarin.

Sipas La Voix du Nord, Soumare është në bisedime me një numër të madh të klubeve duke përfshirë United dhe Tottenham, transmeton portali arbresh.info.

Vlera e tij prek shifrën prej 50 deri në 60 milionë euro.

Pos Soumare, gjiganti anglez ka interesim për yllin e Sporting, Bruno Fernandes./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme